Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, dy persona kanë humbur jetën.
Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, duke bërë të ditur se numri i personave që kanë humbur jetë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 619 persona.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.” / Gazeta Sinjali /