image Dy persona goditen nga rrufeja në Australi, breshëri thyen xhamat e veturave

Botë

Botë/ Dy persona goditen nga rrufeja në Australi, breshëri thyen xhamat e veturave

news image

Dy persona janë goditur nga rrufeja në Malet e Kaltra në Australi në kohën kur bregdeti lindor i këtij shteti është përfshirë nga moti ekstrem dhe stuhitë e breshrit.

Një djalë 16-vjeçar pësoi djegie në duar dhe këmbë, kur u godit nga rrufeja në Katoomba në orën 2 të pasdites sipas kohës lokale. Një person 24-vjeçar gjithashtu u trajtua në spital.

Ndryshe, dy persona të tjerë janë trajtuar për lëndime të lehta në Canberra pas një stuhie 15-minutëshe që i dëmtoi veturat dhe i detyroi njerëzit të iknin për të kërkuar strehim.

Copat e mëdha të breshërit i thyen xhamat e veturave dhe degët e drunjve.

Shërbimet emergjente pranuan më shumë se 1200 thirrje telefonike për ndihmë gjatë stuhisë dhe menjëherë pas përfundimit të saj, shkruan “Daily Mail”./Gazeta Sinjali/