image Dy persona e sulmojnë seksualisht një person tjetër në Gjakovë

Kosovë

Policia/ Dy persona e sulmojnë seksualisht një person tjetër në Gjakovë

news image

Një person ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga dy persona të tjerë në Gjakovë.

Siç ka njoftuar policia, viktima është person me aftësi të kufizuara mendore.

“Gjakovë 04.02.2020-16:00.  Viktima mashkull  kosovar (person me aftësi te kufizuara mendore) i shoqëruar nga vëllai i tij, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Viktima është intervistuar në prezencën e mbrojtësit të viktimave dhe prindit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/