Një person është plagosur mbrëmjen e së premtes në fshatin Bresje të Fushë Kosovës. Ai raportohet se është rrëmbyer nga dy persona e më pas është qëlluar me armë.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kanë rrëmbyer viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin e kanë plagosur me armë”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima pastaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, bën të ditur Policia. /Gazeta Sinjali