image Tre persona e rrahin një tjetër në Drenas, shkak një aksident trafiku

Siguri

Tre persona e rrahin një tjetër në Drenas, shkak një aksident trafiku

news image

Tre persona në fshatin Komoran të Drenasit kanë tentuar që ta “zgjidhin” mosmarrëveshjen me një person tjetër me grushte, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet brenda prokurorisë i thanë Sinjalit se pasditen e djeshme, rreth orës 16:30, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete, ata kanë filluar të sulmojnë fizikisht një person tjetër.

Këto burime bën të ditur se mosmarrëveshja ishte për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur.

Për shkak të goditjeve, ata i kanë shkaktuar lëndime trupore personit të katërt, për të cilat ky i fundit pranoi tretman mjekësor.

Të dyshuarit për këtë rast janë dërguar në mbajtje dhe pritet që brenda afatit 48 orësh të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake./Gazeta Sinjali/