image Dy pacientë të hemodializës infektohen me Covid-19 në Rahovec

Kosovë

Pandemia/ Dy pacientë të hemodializës infektohen me Covid-19 në Rahovec

news image

Mbrëmë nga IKSHPK janë konfirmuar 10 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë, dy prej të cilëve janë nga Komuna e Rahovecit.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se dy personat që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, janë pacientë të hemodializës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Po ju njoftoj se dy të infektuarit me COVID-19, janë pacientë në hemodializë nga qyteti i Rahovecit. Tashmë të gjithë pacientët në hemodializë janë testuar. Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar NEGATIV dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19”, ka shkruar ai.

Po ashtu, Latifi ka njoftuar se është shëruar plotësisht infermierja, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

“Gjithashtu, infermierja nga Kramaviku, e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, përsëri ka rezultuar NEGATIV dhe tashmë është e shëruar nga COVID-19”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/posts/1087711114921040?__xts__[0]=68.ARAdIQiHST1ThdaUlINeSigZ5dpyUA-8ppZwqvyMA8IyIzZiPg8NfZFvqP9SkpBwckzr6o4qpjhkDUc284MSbGnGygZSfdOv6uPdI7nFg1KZDMmPNeZ1PhaMV5RO09a9UvLc8rRzNrpL5ikXNqMfo-X2krYSVU3N43gsWjnjG940B6nXj7BgcFDNsbuF9Qg4GQJedezUQpms48GfPM65__kfNUaTbT9V9MmOUcGb4IlgQNbNveYSXeocuB1MaRi-mKZvtr5AzT4__Bo77ORvRkMme2xhNY9JETZ9XmyLOKYB2tsaj4YvYXPO1wQ9UpADpoX3B_yrlx49l7Eb7xF3jA&__tn__=-R