image Dy pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Dy pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë

news image

U.d i drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se dy persona të prekur me COVID-19, në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë shëndetësore, prej 12 pacientëve të cilët janë duke u trajtuar.

Ne i kemi 2 pacientë në gjendje mjaft të rëndë dhe janë duke u trajtuar në mjekim intensiv. Një nga ta është edhe induktuar”, ka thënë ai.

Vishaj gjithashtu ka thënë se kanë kapacitete të mjaftueshme të oksigjenit dhe të barnave.

“Në këto momente kemi kapacitete të mjaftueshme sepse kemi oksigjen te mjaftueshëm dhe sasi të barnave dhe një numër të vogël të pacientëve me Covid në raport me atë që kemi pasur”, tha ai për EO.

/GazetaSinjali/