image Dy orë në takim, ja çfarë diskutuan Zaev, Rama dhe Vuçiq

Politikë

Politikë/ Dy orë në takim, ja çfarë diskutuan Zaev, Rama dhe Vuçiq

news image

Plot 120 minuta ka zgjatur takimi informal mes kryeministrit shqiptar Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq me kryeministrin e Maqedonisë Veriore në Ohër.

Mediat e rajonit raportojnë se në takimin informal është diskutuar bashkëpunimi ekonomik si dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve në Ballkan.

Pas takimit në hotel, tre liderët do të darkojnë në një restorant në Ohër.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se vetë ka refuzuar të marrë pjesë në këtë samit, teksa ka përmendur arsyet pse ka marrë një vendim të tillë.

“Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Pas mbylljes së punimeve të Samitit të Ohrit pritet të ketë një Samit në Tiranë që me shumë gjasa mund të mbahet në muajin dhjetor. /Gazeta Sinjali/