image Dy orë gjumë e 100 gramë ushqim në ditë, ushtarët e FSK-së përfundojnë sfidën 5-ditore të mbijetesës

Kosovë

Dy orë gjumë e 100 gramë ushqim në ditë, ushtarët e FSK-së përfundojnë sfidën 5-ditore të mbijetesës

news image

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se ushtarët e FSK-së kanë përfunduar me sukses sfidën pesëditore të mbijetesës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ushtarakët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara. Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot tona!”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/