image Dy nga prokurorët kanë pësuar lëndime të rënda, flet për Sinjalin kryeprokurori Buzhala

Siguri

Dy nga prokurorët kanë pësuar lëndime të rënda, flet për Sinjalin kryeprokurori Buzhala

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident trafiku që ndodhur sot në rrugën Gjakovë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Qerim, ku janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe një veturë tjetër. Nga ky aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar tre prokurorë, dhe shoferi i veturës tjetër.

Kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala në një prononcim për Sinjalin tha se tre prokurorët e lënduar janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës dhe për momentin nuk ka ndonjë raport nga mjekët, pasi janë duke u bërë intervenimet e nevojshme.

Sipas Buzhalës, dy nga prokurorët kanë pësuar lëndime më të rënda, ndërsa tjetri është me lëndime të lehta.

Përveç prokurorëve, nga ky aksident ka mbetur i lënduar edhe shoferi i veturës tjetër, e cila u përplas me automjetin zyrtar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Nysret Xhurkaj, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00.

/GazetaSinjali/