Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qerim të Gjakovës ku janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se nga ky aksident janë lënduar katër persona, tre prokurorët që kanë qenë në veturën zyrtare dhe shoferi i veturës tjetër.
Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra nga veturat ka përfunduar jashtë rrugës.