image Dy mitrovicasve iu del problem me arën që blenë, një person i kërcënon se do i vrasë po i pa edhe një herë aty

Siguri

Dy mitrovicasve iu del problem me arën që blenë, një person i kërcënon se do i vrasë po i pa edhe një herë aty

news image

Pronat janë një ndër arsyet më të mëdha që shkaktohen telashe mes qytetarëve kosovarë. Ngatërresat për toka i detyrojnë ata që të eskalojnë në fyerje, ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit, raporton Gazeta Sinjali.

Problem me një tokë që e kanë blerë po kanë edhe dy burra, babë e bir në fshatin Frashër të Mitrovicës, të cilët janë përballur me kërcënime serioze shkaku i saj.

Sinjali mëson se ankuesit e kishin blerë pronën kohë më parë, ndërsa paraditen e djeshme kur djali kishte shkuar tek ara, një person dyshohet se e ka kërcënuar atë me jetë.

Bazuar në dëshminë e 39-vjeçarit, i dyshuari e ka paralajmëruar se nëse edhe një herë e sheh në atë pronë, do e vrasë.

Përballë kësaj situate, ai është detyruar që rastin ta denoncojë edhe në Polici, me ç’rast është arritur që të arrestohet i dyshuari i cili më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/