image Dy kamionë largohen nga barrikadat e krijuara në Bërnjak

Siguri

Dy kamionë largohen nga barrikadat e krijuara në Bërnjak

news image

Dy kamionë janë larguar nga barrikada e cila tash e pesë ditë qëndron në pikën kufitare në Bërnjak, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet ka mësuar se kamioni i parë i cili ka braktisur barrikadën në kufirin e Bërnjakut ka arritur që ta kalojë kufirin dhe të dalë në Serbi.

Kurse, të njëjtat burime e kanë njoftuar Sinjalin se autoritetet kufitare serbe, shoferit të kamionit të dytë ia kanë ndaluar hyrjen me qëllim që ai të kthehet sërish në barrikadë.

/Gazeta Sinjali/