image Dy kadetë të FSK-së sot diplomohen në Akademinë Ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar

Evropë

Dy kadetë të FSK-së sot diplomohen në Akademinë Ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar

news image

Dy kadetë të FSK-së pritet të diplomohen sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar. Bëhet fjalë për Iliriana Bunjakun dhe Ardit Deliun.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Bunjaku gjithashtu do të marrë çmimin e parë në këtë ceremoni si kadetja më e mirë.

“Njoftojmë mediat se sot me datën 09.04.2021 në Akademinë Ushtarake Mbretërore “SANDHURST”  të Mbretërisë së Bashkuar, mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve në ora 11:45 sipas kohës së Kosovës. Në këtë ceremoni do të diplomohen edhe dy kadetë të FSK-së: nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu. Kadetja e FSK-së nëntoger Iliriana Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë  ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtar” , thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/