Një burrë dhe dy gra janë rrahur mes vete në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Raportohet se të tre ishin familjarë dhe si pasojë e rrahjes kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
“Si pasojë e rrahjes ata kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Prizrenit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/