image Dy gola të shpejtë në ndeshjen Liverpool-Atletico Madrid

Futboll

Futboll/ Dy gola të shpejtë në ndeshjen Liverpool-Atletico Madrid

news image

Dy gola janë shënuar në pjesën e parë të vazhdimeve në ndeshjen Liverpool-Atletico Madrid.

Te dy skuadrat kanë shënuar nga një gol në vazhdime, transmeton Gazeta Sinjali.

Me të filluar pjesa e parë e vazhdimeve, Firmino ka arritur që ta mposht Oblakin në minutën e 94-të.

Pastaj në të 97-tën, Llorente me një goditje nga larg ngushtoi epërsinë në 2:1.

Atletico Madrid me këtë rezultat kualifikohet për në fazën tjetër. Liverpoolit tash i duhet një gol nëse do kualifikimin.

Opsioni i penaltive tashmë është zhdukur./Gazeta Sinjali/