Kombëtarja e Shqipërisë është tronditur nga rezultatet e testeve të koronavirusit përpara nisjes në tokën bjelloruse.
Dy futbollistët kosovarë, Ylber Ramadani (Vejle) dhe Ardian Ismajli (Hajduk Split) kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Për rrjedhojë, të dy lojtarët do të vetizolohen dhe nuk do të udhëtojnë me ekipin në Bjellorusi.
Shqipëria në dy ndeshjet e para të UEFA Nations League do të luajë kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë, ndeshje këto që do të zhvillohen më 4 dhe 7 shtator.