image Dy fshatra të Podujevës mbesin pa ujë

Sociale

Dy fshatra të Podujevës mbesin pa ujë

news image

KRU “Prishtina” sh.a., njofton për një defekt të ndodhur sot, në gypin furnizues nga Albaniku nëpër fshatrat e Podujevës. Si rrjedhojë pa ujë të pijshëm mbesin fshatrat Shajkoc e deri në fshatin Sfeqël.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes. Furnizimi rikthehet në momentin që përfundon sanimi”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Rekomandohet, që kur vjen uji në çezma ta lënë të rrjedhin për pak minuta deri në kthjelltësi. Se sa do zgjasin punimet, varet nga natyra e defektit”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaSinjali/