image Dy foshnja të porsalindura dalin pozitiv me COVID-19, Krasniqi flet për gjendjen e tyre

Shëndetësi

Dy foshnja të porsalindura dalin pozitiv me COVID-19, Krasniqi flet për gjendjen e tyre

news image

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, sot ka qenë i ftuar në T7, ku ka folur për gjendjen epidemiologjike në vend, pasi ditëve të fundit është shënuar rritje e madhe e rasteve pozitive me COVID-19.

Krasniqi njoftoi se dy foshnje të porsalindura kanë rezultuar pozitivë, por tha se gjendja e tyre është stabile dhe se ende nuk kanë shfaqur ndonjë shenjë të rrezikimit.

Aktualisht në nivel të vendit kemi 39 pacientë të hospitalizuara, edhe në spitale regjionale edhe në Klinikën Infektive. Kemi edhe në Pediatri. Sot madje kemi dy foshnje të porsalindura që kanë rezultuar pozitiv, por gjendja nuk paraqitet e rënduar, është e qetë nga aspekti epidemiologjik. Fatkeqësisht kemi pasur raste të vdekjeve ditëve të fundit, por në përgjithësi situata është e menaxhueshme”, tha ai.

Aktualisht janë stabile, nuk ka ndonjë shenjë të rrezikimit, mirëpo do të shohim. Nënat do të testohen edhe ato dhe nesër do të kemi informata të sakta”, deklaroi Krasniqi në Frontal.

/GazetaSinjali/