image Dy familje në Podujevë bëhen 'copa' pas një mosmarrëveshje për një aksident trafiku - disa përfundojnë në Polici, të tjerët në spital

Siguri

Dy familje në Podujevë bëhen ‘copa’ pas një mosmarrëveshje për një aksident trafiku – disa përfundojnë në Polici, të tjerët në spital

news image

Një aksident trafiku u bë mollë sherri për një rrahje mes anëtarëve të dy familjeve në fshatin Pollatë të Podujevës.

Përleshja mes familjes Mehmeti dhe Sinani ndodhi rreth orës 13:10 të ditës së sotme. Sinjali ka mësuar se Policia ka ndaluar disa të dyshuar lidhur me këtë rast, derisa viktimat kanë marrë trajtim mjekësor.

Incidenti ndodhi pas një mosmarrëveshje në lidhje me një aksident trafiku, ku ishin përfshirë dy familjet në fjalë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se tetë persona kanë qenë të involuar në rast, 5 prej të cilëve janë të dyshuar.

Të dyshuarit nga familja Mehmeti u shkaktuan lëndime trupore 3 anëtarëve të familjes Sinani, duke i sulmuar fizikisht. Sipas burimeve të Sinjalit, tre të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Podujevës për të marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast, në Polici kanë përfunduar pesë të dyshuar. Të njëjtit janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve dhe kanë dhënë deklaratat e tyre se si erdhi deri te incidenti.

Për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “lëndim trupor”, prokurori ka urdhëruar që 3 prej tyre te dërgohen në mbajtje.

Të dyshuarit S.F., A. Mehmeti dhe Xh.Mehmeti janë dërguar në qendrën e ndalimit, për 48 orë, derisa të dyshuarit e tjerë do të hetohen në procedure të rregullt.

/GazetaSinjali/