image Dy ditë pas fitores së Biden në SHBA, Trump shkarkon nga detyra sekretarin e Mbrojtjes

Botë

Dy ditë pas fitores së Biden në SHBA, Trump shkarkon nga detyra sekretarin e Mbrojtjes

news image

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka vendosur të shkarkojë nga detyra Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper dhe se në vend të tij do të emërohet Drejtori i Qendrës Kundër Terrorizmit, Christopher Miller, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky vendim erdhi dy ditë pasi kundërshtari i tij, Joe Biden, u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, vendim të cilin Donald Trump nuk e ka pranuar ende.

Sipas disa zyrtarëve të mbrojtjes, marrëdhëniet e tensionuara që Esper kishte me Trump e kishin bërë atë të përgatiste një letër dorëheqjeje disa javë më parë, si përpjekje për të shmangur shkarkimin nga presidenti.

Marrëdhëniet e Esper në Washington kanë qenë të lëkundura për muaj të tërë, sidomos në qershor kur ai tha se nuk mbështet përdorimin e trupave ushtarake aktive për të ulur protestat e mëdha që kishin përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së George Floyd.

Sipas Esper, forcat ushtarake duhet të përdoren në rolin e forcimit të ligjit vetëm në rast se dështojnë të gjitha mënyrat e tjera. /Gazeta Sinjali/