Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e dy shpërthimeve të ndodhura buzë rruge në veriperëndim të Pakistanit, të shtunën, ka raportuar një zyrtar policor.
Ngjarja ka ndodhur në distriktin Bannu të provincës Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me rajonin fisnor të trazuar të Vaziristanit Verior, pranë Afganistanit.
Sipas autoriteteve, bombat ishin vendosur përgjatë një rruge. Shpërthimi i parë ka goditur një furgon pasagjerësh, duke lënë të vdekur pesë persona dhe duke plagosur tre të tjerë, ka deklaruar për gazetarët shefi i policisë së qarkut, Yasir Afridi.
Shpërthimi i dytë ka ndodhur teksa banorët po transportonin trupat dhe të plagosurit me autoambulanca. Në këtë shpërthim, të paktën dy persona kanë humbur jetën.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!