image Dy aksidente trafiku në dalje të Prishtinës, përfshihen disa vetura

Siguri

Dy aksidente trafiku në dalje të Prishtinës, përfshihen disa vetura

news image

Ka ndodhur një aksident në dalje të autostradës në Prishtinë, ku janë përfshirë disa vetura, shkruan Gazeta Sinjali

Sipas Policisë së Kosovës, këto aksidente kanë ndodhur në segmentin Veternik-Bresje, ku nuk raportohet për persona të lënduar.

Në ora 18:00, policia është njoftuar për dy aksidente trafiku në autostradë, segmenti Veternik-Bresje. Aksidentet kanë ndodhur përafërsisht në të njëjtën kohë, nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet e trafikut të autostradës janë duke u marrë me aksidentet”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku shihen veturat e aksidentuara.

/Gazeta Sinjali/