image Dy aksidente në autostradë, bllokohet segmenti Prishtinë - Pejë

Siguri

Dy aksidente në autostradë, bllokohet segmenti Prishtinë – Pejë

news image

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur pasditen e sotme në segmentin Prishtinë – Pejë, në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga stacioni policor në Drenas.

“Po, dy aksidente janë. Njësiti i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes. Ende nuk e dimë sa vetura janë të përfshira dhe nëse ka të lënduar”, thuhet në përgjigjen e këtij stacioni.

Sinjali pak më parë raportoi se këto aksidente kanë krijuar kolonë disa km të gjatë./Gazeta Sinjali/