Zhyljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen si kryetar bashkie i Durrësit.
Lajmi për dorëheqjen e tij është bërë i ditur pak më herët ndërsa kujtojmë se ai ishte komanduar në këtë detyrë pas dorëheqjes së Valbona Sakos.
Valbona Sako u largua në kohën e krizës së tërmetit, dhe shkak u bë një deklaratë e saj kur ishte në një lidhje live me gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha ku kryebashkiakja tha “se jemi të kënaqur edhe me 50 viktima”.
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.
Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkroi Sako asokohe./Gazeta Sinjali/