image Dumoshi: Kosova krenohet me trashëgiminë kulturore

Histori

Dumoshi: Kosova krenohet me trashëgiminë kulturore

news image

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, përfaqësuese e komunitetit boshnjak, me të cilën diskutuan për trashëgiminë kulturore, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë takimit është biseduar për pasurimin e trashëgimisë shpirtërore mes Kosovës dhe komunitetit boshnjak.

Në këtë rast, Dumoshi, u shpreh se e mirëpret gatishmërinë e përfaqësuesve të komunitetit boshnjak të pasurojnë trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Kosova krenohet dhe e konsideron pasurinë më të madhe, diversitetin që ka në trashëgimi e kulturë, pasi që ka komunitete të ndryshme që bashkëjetojnë dhe MKRS-ja është e gatshme që të përkrah dhe bashkëpunojë me secilin komunitet që jeton në Kosovë e që kontribuon në pasurimin e trashëgimisë dhe kulturës tonë”, tha ministrja, duke iu bërë thirrje edhe komuniteteve tjera që ta bëjnë një gjë të tillë, duke pasuruar trashëgiminë e duke plotësuar dokumentacionin në këtë fushë.

Ndërkaq, deputetja Balje e falënderoi ministren për gatishmërinë dhe përkrahjen, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm pasurimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës edhe me trashëgiminë e komunitetit boshnjak.

Ministrja Dumoshi dhe deputetja Balje u pajtuan që së shpejti kjo çështje do të konkretizohet me një vizitë, të cilën ministrja do ta realizojë në Prizren për të parë për së afërmi veshjet, kulturën dhe trashëgiminë shpirtërore që ka komuniteti boshnjak në regjionin e Prizrenit dhe më gjerë.

/Gazeta Sinjali/