Mbrëmë kyretari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ftuar në një studio televizive ia njohu meritat ish-kryeministrit Isa Mustafa për sigurimin e letrës së Mogerinit për veçoritë e Asociacionit. Kjo deklaratë e Konjufcës ka ngjallur reagimin e deputetës së LDK-së, Vlora Dumoshi, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo tha se ishte një gjest korrekt nga Konjufca, por e cilësoi si veprim të vonuar. Sipas saj ishte veprim i vonuar sepse “Isa Mustafa mund mos ishte i gjallë sot nga sulmet fizike dhe verbale që VV por edhe disa subjekte tjera i bënë për një kohë të gjatë me vrazhdësinë më të madhe ndaj tij”.
“Dokumenti i vitit 2015 është i vetmi nga marrëveshjet me Serbinë që njeh autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga pala serbe. Edhe këtë meritë duhet t’ia pranoni Isa Mustafës dhe ekipit që përgatiste dhe zhvillonte dialogun”, shtoi ndër tjera ajo.
Postimi i plotë:
Mbrëmë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ia njohu meritat ish Kryeministrit Isa Mustafa për sigurimin e letrës së Mogerinit për veçoritë e Asociacionit. Shumë vonë, por një gjest korrekt. Vonë, sepse Isa Mustafa mund mos ishte i gjallë sot nga sulmet fizike dhe verbale që VV por edhe disa subjekte tjera i bënë për një kohë të gjatë me vrazhdësinë më të madhe ndaj tij.
E sulmuan edhe për Marrëveshjen e Demarkacionit ata që sot janë në pushtet dhe nuk e çelën gojën kur ishte së fundmi Kryeministri Abazoviq, ti thonin edhe një fjalë për këtë çështje pët të cilën e kallën Kosovën. Presidentja deklaroi se kjo çështje konsiderohet e mbyllur. Se si, nuk tregoi!? Dokumenti i vitit 2015 është i vetmi nga marrëveshjet me Serbinë që njeh autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga pala serbe. Edhe këtë meritë duhet t’ia pranoni Isa Mustafës dhe ekipit që përgatiste dhe zhvillonte dialogun. Natyrisht, nëse e njihni Gjykatën Kushtetuese!