image Duke shkelur masat antiCOVID, një lokal në Gjilan mbledh njerëz dhe kundërligjshëm luajnë lojëra fati

Kosovë

Duke shkelur masat antiCOVID, një lokal në Gjilan mbledh njerëz dhe kundërligjshëm luajnë lojëra fati

news image

Më datë 10 maj të vitit 2019 Qeveria e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn kishte marrë vendim për mbylljen e lojërave të fatit, por ky vendim vazhdon të mos respektohet, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale shihet se në lokalin “Meteor Kometa Club” në Gjilan, po luhen lojërat e fatit. Madje, vet faqja e këtij lokali hyn ‘live’ në Facebook.

Po ashtu, në këtë video shihen edhe një grumbull i madh njerëzish, e cila nuk është e lejuar me masat e reja antiCOVID.

Komuna e Gjilanit është në zonën e kuqe të infeksionit që nënkupton se nga ora 21:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit është e kufizuar lëvizja e qytetarëve, kurse kjo video është realizuar rreth orës 23:00./Gazeta Sinjali/