image Duka për koronavirusin: Sa gripëra kemi kaluar ne populli shqiptar, nuk na gjen gjë

Futboll

Sport/ Duka për koronavirusin: Sa gripëra kemi kaluar ne populli shqiptar, nuk na gjen gjë

news image

Kreu i FSHF-së, Armand Duka nuk i kursen batutat në emisionin “Pressing” në ABC News.

Koronavirusi mund të shtyjë kampionatin, opsion për të cilin Duka mendon ndryshe, edhe pse tha se do pranojë çdo vendim të autoriteteve.

“Nuk më duket mendim produktiv shtyrja e kampionatit për një muaj. Një muaj pezullim? A je i përgatitur për të jetuar një muaj pa asgjë? Duhet të shohim zhvillimet ditë pas dite. Nëse virusi do të na mbyllë kaq shumë brenda, nuk do të marrim kallashin.

Shëndeti i pari, nëse nuk do na lejojnë, s’do luajmë. Sa gripëra kemi kaluar ne populli shqiptar, nuk na gjen gjë. Kemi kaluar gripëra edhe më të fortë“, deklaron Duka.

Para pak çastesh, u konfirmuan 4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e dërguar në 6 numrin e të prekurve./Gazeta Sinjali/