image Duka paralajmëron: Nëse nuk e nisim në fillim të qershorit kampionatin, atëherë të mbyllet sezoni

Futboll

Futboll/ Duka paralajmëron: Nëse nuk e nisim në fillim të qershorit kampionatin, atëherë të mbyllet sezoni

news image

Kryetari i Federatës së Shqipërisë, Armand Duka ka paralajmëruar mbylljen e sezonit nëse nuk fillon kampionati deri në fillim të qershorit.

Ai ka thënë se stërvitjet duhet të nisin të paktën me 20 maj që lojtarët të kenë kohë për një rikthim të mundshëm, transmeton Gazeta Sinjali/

‘E mira do ishte të rinisim stërvitjen të paktën deri më 20 maj, për të pasur më shumë kohë për lojtarët. Ne kishim një plan që të nisnim stërvitjen më 2 maj dhe kampionatin më 20 maj, por për këtë as nuk morëm asnjë përgjigje’, u shprehë Duka në një intervistë për Klan TV.

‘Ne i kemi planet çfarë do që të ndodhë, është menduar edhe eliminimi i Kupës dhe në rast se kjo ndodh do të shkojnë 4 vendet e para në kampionat në Kupat e Europës’

‘E mira është që ne të fillojmë deri në fillim të qershorit, por nëse nuk fillojmë deri në 1 qershor, më mirë të themi stop. I bie të bëjmë ndeshje çdo 48 orë. Është thuajse kot. E mira është që të kemi filluar deri në fillim të qershorit dhe ekipet tona të jenë të përgatitura për ndeshjet e Kupave të Europës në gusht’, tha kryetari i FSHF-së./Gazeta Sinjali/