Këngëtarja e njohur, Vesa Luma është shprehur e zhgënjyer nga performanca e kolegëve të saj gjatë kohës së pandemisë.
Vesa Luma ka pritur që kolegët e saj të vijnë me krijime më kuptimplota, e që sipas saj artistët është dashur të sjellin projekte më cilësore.
“Një zhgënjim i vogël nga kolegët e mi, sidomos në kohët e karantinës, pas një periudhe të vështirë për shumë nga familjarët tanë…nuk e di pse kam pritur që kolegët të rikthehen me diçka më cilësore. Nuk e di pse kam prit shumë..s’po them art. Në një moment normal nuk do më kishin bërë përshtypje”, tha ajo në emisionin radiofonik ‘You and me’.
Ndryshe, artistja tash e një kohë nuk ka sjellur ndonjë projekt të ri muzikor. /Gazeta Sinjali/