image Von der Leyen thirrje Kosovës dhe Serbisë për takimin e 18 marsit: Të kapin momentin

Politikë

Von der Leyen thirrje Kosovës dhe Serbisë për takimin e 18 marsit: Të kapin momentin

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.

Von der Leyen shpreson që të dyja palët “të kapin momentin” në dialog dhe të jeni konstruktiv në bisedimet e ardhshme.

Ajo ka diskutuar për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës edhe me presidentin amerikan Joseph Biden dhe për pyetjen se sa e rëndësishme është për procesin e zgjerimit dhe stabilitetin e Evropës që Beogradi dhe Prishtina të normalizojnë marrëdhëniet, si dhe cilat do të jenë pasojat.

Sipas saj, kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ekziston një plan evropian dhe ai plan është në tavolinë.

“Mendoj se tani është një mundësi reale për të dyja palët që të përfitojnë nga momenti. Normalizimi është i një rëndësie të madhe, vendimtare për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit. “Unë me të vërtetë shpresoj që të dyja palët të jenë shumë konstruktive në bisedimet në vijim”, theksoi ajo.

/GazetaSinjali/