image Duhet barazi në të gjitha sferat e shoqërisë, bën thirrje Merkel

Evropë

Duhet barazi në të gjitha sferat e shoqërisë, bën thirrje Merkel

news image

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tërheq vëmendjen për përpjekje të mëtejshme për barazinë gjinore, transmeton Gazeta Sinjali.

Pikërisht tani gjatë pandemisë kërkohet barazia në të gjitha sferat e shoqërisë, bën thirrje Merkel.

Kancelarja Merkel mendon se në kohën e koronavirusit shpesh gratë janë më të ngarkuara. Janë sërish gratë ato që duhet të përballojnë vështirësitë mes kujdestarisë për fëmijët dhe profesionit të tyre, thekson ajo në podcastin e saj, shkruan DW.

“Nëse i hedh një sy sektorëve drejtues në ekonomi, por edhe në politikë vëren, që ‘ne ende nuk e kemi arritur objektivin”, deklaroi kancelarja në podcastin e saj të përjavshëm.

Nuk mund të pranohet, që gratë të kontribuojnë masivisht në shoqërinë tonë dhe njëkohësisht të mos marrin pjesë si të barabarta në vendimmarrje të rëndësishme në politikë, ekonomi dhe në shoqëri”, nënvizon Merkel duke iu referuar 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

“8 Marsi na tërheq vëmendjen, që gjithmonë të jemi kritikë dhe të shtrojmë pyetjen se çfarë mungon ende në rrugën drejt barazisë gjinore”, shtoi ajo.

Mbi 75 për qind e grave në sektorin e shëndetësisë

Njëkohësisht ajo paralajmëron të mos lejohet që kriza e koronavirusit “të na kthejë në modelin e vjetër të roleve, që mendonim se e kemi kapërcyer“.

Janë kryesisht gratë, të cilat me angazhimin e palodhur të tyre në sektorin e kujdesit social dhe shëndetësor aktualisht kanë mjaft ngarkesë“, thotë kryeministrja kristiandemokrate.

Merkel thekson, se në sektorin e shëndetësisë mbi 75% e të punësuarve janë gra, por vetëm 30 për qind janë gra në pozicionet drejtuese të këtij sektori.

Gratë duhet të paguhen po aq sa edhe burrat“, shtoi ajo.

/Gazeta Sinjali/