image Dueli mes Liverpoolit dhe Arsenalit në rrezik për t'u shtyrë - Sinjali

Dueli mes Liverpoolit dhe Arsenalit në rrezik për t’u shtyrë

news image

Zyrtarët e Liverpool kanë frikë se shpërthimi i COVID-19 që po prek skuadrën do t’i pengojë ata të luajnë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës angleze kundër Arsenalit të enjten.

Sipas Daily Mail, skuadra e Liverpoolit ka të infektuar trajnerin Jurgen Klopp dhe lojtarët Alisson, Joel Matip dhe Roberto Firmino, por rastet mund të mos ndalen me kaq.

Seanca stërvitore e së martës u anulua për shkak të zbulimit të më shumë rasteve pozitive. Pritet që në orët në vijim të dihen më shumë detaje rreth situatës.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin