image Duda Balje "stoike" në qasjen e saj homofobike: Çdo gjë jashtë jetës së burrit dhe gruas nuk është martesë

Sociale

Duda Balje “stoike” në qasjen e saj homofobike: Çdo gjë jashtë jetës së burrit dhe gruas nuk është martesë

news image

Sot në sheshet e Prishtinës, kanë marshuar numër i madh qytetarësh të komunitetit LGBTQI+, nën moton “Edhe n’shtet, edhe n’familje”, duke ngritur zërin e tyre për të drejtat që po u mohohen.

Reagimet ishin të shumta, si nga ato përkrahëse, njashtu edhe nga ato të cilat i shajnë, ofendojnë e linçojnë këtë pjesë të shoqërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në mesin e zërave të fuqishëm që përkrahen këtë marsh dhe bënë thirrje që t’i bashkohen qytetarët, ishte edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier, i cili u shpreh tejet i lumtur pasiqë mori pjesë në këtë marsh.

Por, në mesin e zërave kundërshtues, si jo rrallëherë, ishte ai i deputetës Duda Balje, e cila përfaqëson pakicën etnike boshnjake në Kuvend.

Deputetja Balje bën pjesë në grupin e deputetëve, të cilët janë deklaruar kundër të drejtave të komunitetit LGBTQI+.

Se është kundër komunitetit LGBTQI+, Balje e ka treguar edhe sot, përmes një postimi në Facebook, duke rishkruar idetë e saj.

Funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor“, ka shkruar deputetja Balje.

Sipas saj, funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor.

/GazetaSinjali/