Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka folur para medieve në Kuvend, ku ka thënë se ende nuk ka një vendim se a do të votojë apo jo Qeverinë Kurti.
Ajo tha se është hap i mirë nominimi i një ministri nga komuniteti jo serb, por që ende janë në konsultime.
Kujtojmë që ende nuk është hedhur në votim kabineti qeveritar i propozuar nga mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti./ Gazeta Sinjali/