image Dua uron Krishtlindjet: Sigurohuni që të jeni afër shokëve dhe njerëzve që ju rrethojnë çdo ditë

Bota e Yjeve

Muzikë/ Dua uron Krishtlindjet: Sigurohuni që të jeni afër shokëve dhe njerëzve që ju rrethojnë çdo ditë

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, të cilat i shfrytëzon për të qenë më afër me fansat e saj.

Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja shqiptare ka vendosur t’ua urojë Krishtlindjet të gjithë ndjekësve të saj, transmeton Gazeta Sinjali.

Koha e festave nuk është gjithmonë e lehtë për të gjithë, prandaj sigurohuni që të jeni afër shokëve tuaj dhe njerëzve që ju rrethojnë…edhe atyre që duken se nuk kanë nevojë për ndihmë. Ju dërgojë dashuri dhe lumtur. Urime Krishtlindjet”, ka shkruar Dua në gjuhën angleze.

https://www.instagram.com/p/B6f6BbmhVfB/

Artistja ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë uruar atë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ndryshe, “Future Nostalgia” është projekti i fundit muzikor i Dua Lipës. Kënga deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/