image Dua Lipa zbulon se si do të titullohet albumi i ri

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dua Lipa zbulon se si do të titullohet albumi i ri

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zbuluar se si do të titullohet albumi më i ri i saj.

Këtë artistja e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 36.5 milionë ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Lëvizeni fotografinë për të kuptuar titullin e albumit të ri“, ka shkruar ajo në gjuhën angleze.

Future Nostalgia“, është një tatuazh që artistja ka në krahun e saj, e që duket se do të jetë titulli i albumit të ri.

https://www.instagram.com/p/B5hiT4khMyC/

Dua ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë thënë se mezi presin që të dëgjojnë albumin e ri të saj.

24-vjeçarja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth albumit dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

Kujtojmë se artistja pati lansuar albumin debutues në vitin 2017, i cili rezultoi të jetë tejet i suksesshëm./Gazeta Sinjali/