image Dua Lipa zbulon projektin e ri, do të jetë bashkëpunim me reperin e njohur amerikan

Bota e Yjeve

Dua Lipa zbulon projektin e ri, do të jetë bashkëpunim me reperin e njohur amerikan

news image

Dua Lipa po sjell edhe një tjetër duet, kësaj radhe ka bashkuar forcat me një reper të njohur, shkruan Gazeta Sinjali.

Dua po vazhdon të shënojë suksese me albumin “Future Nostalgia”, ndërsa nuk po e ndal punën me prurjet e reja.

Së fundi, këngëtarja që gëzon famë ndërkombëtare ka njoftuar se po sjell duet me Da Baby dhe bëhet fjalë për këngën “Levitating”.

Këngëtarja kosovare, gjithashtu ka bërë të ditur se kënga do të publikohet më 2 tetor dhe premton se kjo këngë do të jetë e suksesshme.

Të njëjtin projekt, artistja para pak kohe e solli në bashkëpunim me Madonnën dhe Missy Elliot, kurse kjo këngë pritet të vije në një version më ndryshe tani në bashkëpunim me reperin.  /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CFkMIPIMOj2/?utm_source=ig_web_copy_link