image Dua Lipa uron Fitër Bajramin

Bota e Yjeve

Dua Lipa uron Fitër Bajramin

news image

Artistja e famshme botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka bërë një urim të përzemërt sot për festën e Fitër Bajramit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo u ka uruar të gjithëve Festën e Fitër Bajramit, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Në një imazh ku shfaq deti, qiellin dhe perëndimin, Dua ka shkruar: “Urime festën e Bajramit për miqtë e mi familjen, dhe të gjithë kush e feston”.

Dua përndryshe pati një paraqitje të mrekullueshme së fundmi në një nga spektaklet më të mëdha evropiane.

Bëhet fjalë për eventin e madh të ndarjes së çmimeve, Brit Awards, në të cilin përveçse performoi një potpuri këngësh nga albumi i saj “Future Nostalgia”, ajo u shpërblye edhe me dy çmime.

Lipa fitoi çmimin si “Artistja më e mirë solo e vitit”, dhe më pas çmimin “Albumi më i mirë i vitit” për albumin shumë të suksesshëm ‘Future Nostalgia’./Gazeta Sinjali/