image Dua Lipa u kërkon fansave të mos e votojnë Donald Trump për president

Bota e Yjeve

Dua Lipa u kërkon fansave të mos e votojnë Donald Trump për president

news image

Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar për ngjarjen që ndodhi në Bejrut të Libanit.

Përmes rrjetit social Instagram, këngëtarja publikoi disa imazhe të shpërthimit, e cila bëri thirrje për t’iu dalë në ndihmë personave në nevojë.

E njëjta ka reaguar edhe ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në përshkrimin e fotografisë, artistja e bëri të qartë se nuk dëshiron më që Donald Trump të zgjidhet president dhe këtë ua kërkoi edhe fansave të saj.

“Ky njeri është një shaka, por çfarë ka të re? Votojeni atë të largohet”, shkroi Dua Lipa në InstaStory. /Gazeta Sinjali/