image Dua Lipa tregon pse e publikoi albumin gjatë kohës së izolimit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dua Lipa tregon pse e publikoi albumin gjatë kohës së izolimit

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare tanimë me famë botërore, Dua Lipa së fundmi përmes një bisede telefonike ka dhënë intervistë për BBC-në.

Në lidhje me vetizolimin si pasojë e pandemisë së koronavirusit, artistja shqiptare tha se është duke e shijuar sepse është duke bërë gjëra që normalisht nuk ka mundësi për t’i bërë.

“Unë jam duke bërë gjëra që normalisht nuk kam mundësinë për të bërë, kam pushuar, kam lexuar dhe kam parë shfaqje në TV”, citohet të ketë thënë ajo.

Gjatë bisedës, Dua ka treguar edhe arsyen se pse ka vendosur ta publikojë albumin në këtë kohë, kur shumë artistë të tjerë kanë vendosur t’i shtyejnë këto data.

“Unë bëra këtë album për t’ju larguar nga çdo presion, ankthe dhe mendim nga bota e jashtme. Ai u bë për t’u dëgjuar në klube dhe festivale, por në të njëjtën kohë, unë dëshiroja t’u jepja njerëzve lumturi gjatë kësaj kohe, ku ata nuk duhet të mendojnë për atë që po ndodh dhe thjesht të qetësohen dhe të vallëzojnë”.

Albumi “Future Nostalgia”, aktualisht po renditet në numrin një në Mbretërinë e Bashkuar dhe në listën e pesë këngëve të para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, është konsideruar si një nga albumet më të vlerësuara deri tani të vitit 2020./Gazeta Sinjali/