image Dua Lipa takon Mbretëreshën Camilla, publikohen pamjet teksa bisedojnë

Bota e Yjeve

Dua Lipa takon Mbretëreshën Camilla, publikohen pamjet teksa bisedojnë

news image

Mbretëresha Camilla bëri një paraqitje të rrallë me motrën e saj më të vogël Annabel Elliot të hënën mbrëma në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Booker Prize”. Në mesin e shumë yjeve nga e mbarë bota, mbretëresha takoi edhe yllin kosovar, Dua Lipa, me të cilën u panë duke biseduar dhe buzëqeshur.

Sekretarja e Fondacionit Booker Prize, Eve Smith, tha se Camilla ishte e kënaqur që mori pjesë në ngjarjen e ndarjes së çmimeve dhe se ka një interes të madh për shkrimtarët. Ajo madje zbuloi se si Camilla kërkoi të takonte shkrimtarët edhe gjatë pandemisë kur të gjitha ngjarjet shoqërore ishin “ngrirë” dhe i mirëpriti ata në Pallat.

Ndër të pranishmit me të cilët foli ishte edhe Dua Lipa, e cila në fjalën e saj shprehu dashurinë e saj për leximin.

/GazetaSinjali/