image Dua Lipa shkëlqen në “Grammy Awards 2020”

Showbiz/ Dua Lipa shkëlqen në “Grammy Awards 2020”

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, shkëlqeu me fustan dypjesësh satin të bardhë , ndërsa arriti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, në Los Angeles ‘Staples Center’ të dielën.

Fituesja dy herë e “Grammy Awards” arriti në evenimentin madhështor dorë për dore me të dashurin e saj, Anwar Hadid, 20-vjeç, dhe pozuan mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Krijuesja e hitit “Don’t Start Now” dukej e mahnitshme me përzgjedhjen që bëri, gjersa u ndalua në tapetin e kuq për të marrë disa poza

Me stilin e saj të viteve të 90-ta, ylli i “One Kiss” tërhoqi flokët nga mbrapa për të cilat ishte përkujdesur stilisti i njohur Chris Appleton.

Ajo po ashtu zgjodhi një byzylyk prej diamanti, kurse grimi i saj shkonte nga blu dhe me buzëkuq ngjyrë kafe.