image Dua Lipa publikon fotografi nga takimi me ambasadorin britanik

Bota e Yjeve

Dua Lipa publikon fotografi nga takimi me ambasadorin britanik

news image

Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar fotografi nga takimi me ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Këtë takim bukuroshja kosovare e mbajti gjatë qëndrimit në Kosovë, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, transmeton Sinjali.com.

Lipa ka shpërndarë disa fotografi në rrjetin social, Instagram, ku numëron mbi 32 milionë ndjekës.

“Fotografi nga takimi me ambasadorin britanik në Kosovë, takova artistë, krijues, vullnetarë dhe aktivistë, të cilët po sjellin ndryshime në Kosovë përmes muzikës, artit, kulturës, inovacionit dhe sportit. Jam me fat që pata rastin të mësoj më shumë rreth punës së tyre dhe të mendoj për mënyra si të bashkëpunoj me ta.”, ka shkruar ajo sipër këtyre imazheve.

https://www.instagram.com/p/B00fgMxhfS5/

Dua Lipa iu dhuroi një performancë elektrizuese mijëra fansave që ishin prezentë në natën e fundit të festivalit “Sunny Hill”. Artistja shqiptare performoi këngën “One Kiss” së bashku me DJ e njohur me famë botërore, Calvin Harris, i cili edhe përmbylli edicionin e sivjetmë./Sinjali.com/