image Dua Lipa publikon duetin “Fever” me artisten belge Angèle

Bota e Yjeve

Dua Lipa publikon duetin “Fever” me artisten belge Angèle

news image

Ky projekt që tani u publikua nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte paralajmëruar edhe më parë si një duet me Angele.

“Fever” mban titullin projekti i saj i ri muzikor, i cili është në bashkëpunim me artisten e njohur belge.

Kënga është një miks mes zhanreve RnB, ‘house’ dhe ‘doubstep’.

“Fever”është publikuar në të gjitha platformat online të muzikës, teksa në kanalin YouTube ndodhet e publikuar pa klip.

Shumë shpejt, dyshja pritet që të lansojnë edhe klipin e kësaj kënge, xhirimet e të cilit janë kryer në Londër.

Dua ka qenë një nga artistet më dominuese sivjet në tregun ndërkombëtar, me plot hite të nxjerra në treg nga albumi i saj i fundit “Future Nostalgia”. /Gazeta Sinjali/