image Dua Lipa performon “live” këngën e re në BBC

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dua Lipa performon “live” këngën e re në BBC

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka interpretuar këngën e saj më të re “Don’t Start Now” live në Graham Norton Show, në BBC.

Artistja shqiptare performoi para aktorëve të njohur Sir Ian McKellen, Julie Andrews, Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon, transmeton Gazeta Sinjali.

Dua interpretoi për mrekulli të gjitha notat e këngës së re, përderisa në skenë shoqërohej nga bendi, të cilët ishin veshur të gjithë në argjend.

Pas kësaj performance, artistja shqiptare zhvilloi edhe një intervistë të shkurtër, ku tregoi që albumi i dytë do të publikohet në 2020, duke mos zbuluar shumë detaje rreth tij./Gazeta Sinjali/