image Dua Lipa paralajmëron albumin e ri

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dua Lipa paralajmëron albumin e ri

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka paralajmëruar albumin e ri duke iu referuar me emrin si “epoka e re”.

Këtë artistja e ka bërë përmes rrjeteve sociale, ku numëron miliona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Një epokë e re! Faleminderit të gjithëve për durimin. Shihemi së shpejti #DL2”, ka shkruar Lipa në mbishkrimin e fotografive të publikuara.

https://twitter.com/DUALIPA/status/1179073118893150208?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1179073118893150208&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.nme.com%2Fnews%2Fmusic%2Fdua-lipa-teases-new-album-new-era-begins-2553006

24-vjeçarja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth albumit dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

Kujtojmë se artistja pati lansuar albumin debutues në vitin 2017, i cili rezultoi të jetë tejet i suksesshëm./Gazeta Sinjali/