image Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim sivjet në MTV Video Music Awards 2021

Bota e Yjeve

Dua Lipa nuk fiton asnjë çmim sivjet në MTV Video Music Awards 2021

news image

Mbrëmë në New York u mbajt ndarja e çmimeve të MTV Video Music Awards 2021, ku pjesëmarrës ishin shumë yje të muzikës.

Në këtë mbrëmje nga artistet shqiptare me famë botërore pjesëmarrëse ishte Dua Lipa, e cila ishte e nominuar në katër kategori.

Dua ishte e nominuar në kategoritë si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.

Me gjithë sukseset e vazhdueshme dhe çmimet e shumta, 25-vjeçarja këtë vit nuk arriti të shpërblehet me ndonjë çmim.

Dua Lipa

Për “Këngën më të mirë të vitit” është nderuar artistja e re, Olivia Rodrigo, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” fitoi “Kiss me more”, Doja Cat dhe SZA.

Ndërkohë, Justin Bieber, ishte ai i cili kishte më së shumti nominime arriti të shpërblehet si “Artisti më i mirë i vitit” dhe “Pop-i më i mirë”.

Krahas Duas, e pranishme në eveniment ka qenë edhe ylli tjetër, Rita Ora, e cila mori vëmendje me dukjen dhe stilin unik. 

/GazetaSinjali/