image Dua Lipa nuk arriti të fitojë asnjë çmim në MTV VMA 2022

Bota e Yjeve

Dua Lipa nuk arriti të fitojë asnjë çmim në MTV VMA 2022

news image

Ditën e diel është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve vjetore të muzikës, MTV Video Music Awards 2022.

Mes shumë pjesëmarrës, të pranishme në këtë ceremoni ishin edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore: Bebe Rexha dhe Ava Max.

Por në tapetin e kuq u vërejt dukshëm mungesa e artistes, Dua Lipa, e cila gjithashtu ishte e nominuar në katër kategori sivjet në MTV VMA.

Dua u mund në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, të cilin e fituan Lil Nas X dhe Jack Harlow me këngën e tyre “Industry Baby”. Ajo ishte nominuar në këtë kategori për bashkëpunimin e saj me Elton Johnin, “Cold Heart” dhe atë me Megan Thee Stallion, “Sweetest Pie”.

Pa çmim shqiptarja mbeti edhe në kategorinë tjetër, “Kënga më e mirë e vitit” ku ishte nominuar po prapë për këngën e saj në bashkëpunim me Eltonin. Këtë çmim e fitoi Billie Eilish me “Happier Than Ever”.

E njëjta gjithashtu nuk arriti të fitojë as çmimet “Regjia më e mirë e artit” dhe “Efektet vizuale më të mira” – në të dyja këto kategori ajo ishte nominuar për këngën “Sweetest Pie” në bashkëpunim me Megan The Stallion, dhe të dyja këto trofe i fituan Lil Nas X dhe Jack Harlow për bashkëpunimin e tyre “Industry Baby”.

/GazetaSinjali/